Lajmet e fundit

Futbollistet e Chelseas kanë fituar finalen e FA Cup të zhvilluar kundër Notts County në Wembely.
Ishte Ji So-Yun e cila përcaktoi fituesin e duelit me golin e saj.
Kjo finale mblodhi mbi 30.000 spektator, gjë e cila nuk ka ndodhur në të kaluarën.
Kapitenja e Chelsea, Katie Chapman e ka fituar për herë të nëntë këtë trofe, ndërsa këtë e ka bërë me skuadra të ndryshme, përveç Chelseat edhe Arsenal, Fulham, Millwall dhe Fulham, transmeton Klan Kosova.
Wembley për herë të parë ka qenë vendi ku është zhvilluar një finale e FA Cup për femra.