Lajmet e fundit

Klubi anglez Chelsea del të jetë favorit për transferimin e mbrojtësit holandez, Denzel Dumfries.
Kështu së paku pohon mediumi italian Corriere dello Sport, sipas të cilëve, londinezët janë në pozicionin më të mirë për ta siguruar firmën e tij.
Dumfriesi që luan te Ineri po kalon në formë fantastike me Holandën me të cilën ka mbërritur në çerekfinale të Kupës së Botës.
Raporti thotë që ai do ta lë San Siron ose në janar ose gjatë verës së ardhshme, teksa edhe Zikaltrit janë në kërkim të parave.