Lajmet e fundit

Chelsea ka dyshime mbi mundësinë e nënshkrimit me Matteo Kovacic.
Krejt kjo lidhjet me largimin e trajnerit Maurizio Sarri i cili pritet të ndodhë, shkruan Daily Star, transmeton Klan Kosova.
Klubi ka humbur interesimin në arritjen e marrëveshjes me mesfushorin për të cilin Sarri ishte shkaktar që Chelsea ta huazonte nga Real Madridi.
The Blues e kanë mundësinë që të nënshkruajnë me të edhe pse klubi s’ka të drejtë që të bëjë transferime, por për këtë fillimisht duhet të merren vesh me Mbretërit.