Lajmet e fundit

Sulmuesi i Chelsea, Diego Costa ka thënë se trajneri i klubit Antonio Conte i ka treguar se ai nuk është pjesë e planeve të klubit.
28 vjeçari ka shënuar 20 gola në 35 paraqitje në Premier League dhe ka ndihmuar The Blues që ta fitojnë titullin, por që tash duket se është e vendosur që të largohet nga Stamford Bridge, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Jam lojtar i Chelsea, por që ata nuk më duan më këtu”, ka thënë Costa.
“Antonio Conte më ka treguar përmes një mesazhi se Chelsea nuk merret me mua dhe kjo është e tëra”.
“Conte më ka thënë se nuk llogarit në mua për sezonin e ri”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se marrëdhëniet me trajnerin i ka pasur të këqija.
“Është e turpshme, unë gati se nuk e kam dërguar atë mesazh te njerëzit e Chelsea që të vendosin”, ka shtuar ai.