Stafi i Chelsea-s është në mëdyshje se cilin menaxher duan që ta marrin në “Stamford Bridge”, sipas raportimeve nga The Mirror, përcjellë nga Goal. Trajneri i tyre aktual, Maurizio Sarri, pritet që të largohet këtë verë dhe të shkojë te kampioni në fuqi i Italisë, Juventus. Ndërkaq, Të Kaltrit po mendojnë që ta marrin pikërisht trajnerin që u largua sivjet nga Zonja e Vjetër, Massimilano Allegri. Mirëpo, emra të tjerë që janë lakuar janë edhe ai i legjendës së klubit, Frank Lampard, si dhe i trajnerit premtues të Ajaksit, Erik ten Hag. ●●●Shpërndaje këtë artikullLSHKRIMI NGALEditorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter