Chelsea ka fituar me rezultat 4:1 në derbin e Londrës si mysafir i Tottenham Hotspur.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Hotspurs, në minutin e 6-të nëpërmjet Dejan Kulusevski.
"Bluve të Londrës" iu anuluan dy gola nga VAR-i, të Raheem Sterling dhe Moises Caicedo.
Në minutin e 33-të, Tottenham mbeti me një futbollist më pak, pasi Cristian Romero, u përjashtua me të kuq.
Rezultatin në 1:1, e barazoi nga pika e bardhë Cole Palmer.
Ekipit të Tottenhamit, iu përjashtua me të kuq.
Ishte Destiny Udogie, pas dy kartonëve të verdhë.
Minuti 75-të, Nicolas Jackson, realizoi për 1:2. duke e kaluar Chelsean në epërsi.
I njëjti realizoi edhe dy gola të tjera, duke bërë kështu edhe Hat-trick për 1:4.
Aktualisht, Tottenham Hotspur është i renditur në vendin e dytë të Premier League me 26 pikë.
Derisa Chelsea është në vendin e 10-të, me 15 pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.