Lajmet e fundit

Pas Olivier Giroud, Chelsea ka në plan që të bëjë edhe një blerje te Arsenal.
Bëhet fjalë për mesfushorin Aaron Ramsey, për të cilin The Blues kanë shfaqur interesim së fundmi, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.
Ramsey ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën me Topçinjtë, prandaj ata shpresojnë që të arrijnë marrëveshje me të duke paguar çmim më të lirë.
Uellsiani është raportuar se është duke biseduar me drejtuesit e Arsenal për kontratën e re, por gjersa ta bindin ata, duket se Chelsea mund të tregohet më e shpejtë.