23.02.2019 · përditësuar para 2716 dite1 min lexim
Nëse sulmuesi belg Eden Hazard vendosë të largohet, atëherë Chelsea do të mundohet të nënshkruajë kontratë me futbollistin Edinson Cavani.
Është raportuar se Hazard është në bisedime me përfaqësuesit e Real Madrid-it dhe mund të largohet gjatë verës së këtij viti, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Edinson Cavani i cili është pjesë e skuadrës Paris Saint-Germain, ka kapur vëmendjen e disa skuadrave për shkak se ka arritur t’i realizojë 22 gola gjatë këtij sezoni.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.