Chelsea në “Stamford Bridge” i ka dhënë leksion Juventusit duke e mposhtur me rezultat 4:0.
Blutë shënuan një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në atë të dytë.
Fillimisht për 1:0 shënoi Trevoh Chalobah, në minutën e 25-të.
Me të filluar pjesa e dytë, Reece James shënoi për 2-0 në minutën e 56’, dhe Callum Hudson-Odoi për 3:0 në atë të 58-të
Para se të përfundojë ndeshja, Werner shënoi për 4:0.
Me këtë fitore, që ishte për vendin e parë, Chelsea e ka pushtuar me 12 pikë, aq ka edhe Juve, por Blutë kanë statistika më të mira.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.