Lajmet e fundit

Chelsea e ka identifikuar të riun e Borussia Dortmund, Christian Pulisic, si cak të afatit kalimtar veror, por po përballet me konkurrencë nga Bayern Munchen, raporton Daily Mail.
Dortmund po ngurron që ta shesë 19 vjeçarin, por amerikani mund të ngjallë një luftë për nënshkrimin e tij mes dy gjigantëve evropianë.
Bayern do që Pulisic ta zëvendësojë Franck Ribery-në dhe Arjen Robben-in, përderisa Chelsea po kërkon dikë që ta mbulojë Willianin apo Eden Hazardin në rast se njëri nga ta largohet nga Stamford Bridge.