Lajmet e fundit

Chelsea, Borussia Dortmund dhe West Ham i kanë vënë syrin sulmuesit të Sassuolo dhe Italisë Domenico Berardi.
Sipas gazetarit të Sportitalia, Alfredo Pedullà pretendon se edhe Chelsea edhe Borussia Dortmund kanë pyetur për disponueshmërinë e Berardi.
West Ham United tashmë ishte lidhur me lojtarin e Azzurrëve gjatë javëve të fundit, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Skuadra e Stamford Bridge fillimisht kishte shënjestruar Federico Chiesa, por Juventusi nuk ka absolutisht asnjë qëllim për të shitur ish talentin e Fiorentinës.
Berardi shënoi 17 gola dhe ofroi tetë asistime në 30 paraqitje të Serie A për Sassuolo sezonin e kaluar.
Milan, Lazio dhe Fiorentina kanë shfaqur gjithashtu interes në Berardin, por sipas mediave italiane ai ka më shumë mundësi të shkojë jashtë vendit.