Lajmet e fundit
Skuadra nga Londra është e interesuar në sulmuesin argjentinas, ndërsa ajo italiane ka kohë që përgatit kthimin e spanjollit në Torino

Chelsea ka nisur bisedimet me Juventus për të parë mundësinë e një shkëmbimi të sulmuesve Alvaro Morata dhe Gonzalo Higuain.
Menaxheri i ri i Bluve Maurizio Sarri e ka prioritet të prioriteteve argjentinasin, me të cilin ka punuar tek gjiganti italian Napoli.
Juventus ka kohë që është i interesuar për ta kthyer Morata në Torino dhe do të ishte i lumtur ta shiste Higuain, për të balancuar paksa blerjen e Cristiano Ronaldo.