Ylli brazilian mund të shkojë në Stamford Bridge.Sipas The Guardian Sports, mesfushori 25-vjeçar i Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius Junior, ka një shans të vërtetë për t'u bashkuar me Chelsean e Londrës në afatin kalimtar të dimrit.Raportet sugjerojnë se menaxhmenti i “Bluve” është i përgatitur të shpenzojë 160 milionë euro për ta realizuar marrëveshjen. Në Londër, ata besojnë se kjo shifër është plotësisht e arsyeshme për brazilianin, kontrata e të cilit me Realin është deri në vitin 2027.Nëse Chelsea dështon të nënshkruajë me Vinicius këtë dimër, klubi ende shpreson të arrijë një marrëveshje me lojtarin për ta sjellë atë si agjent të lirë në verën e vitit 2027.Aktualisht, bisedimet midis Vinicius dhe Realit për një kontratë të re kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kushtet personale.Deri më tani këtë sezon, Vinicius Junior ka luajtur 25 ndeshje për Realin, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 8 asiste.Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet në 150 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.