Lajmet e fundit

Real Madrid që prej largimit të Cristiano Ronaldos është në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Si një ndër objektivat e tyre është sulmuesi i Chelsea-t, Eden Hazard.
Së fundmi, Chelsea ka vendosur edhe një çmim paksa të kripur për Hazard duke parë interesimet e shumta për të.
Sipas të përditshmes belge "Het Laatste Nieuws", Chelsea do të kërkojë 225 milionë euro për Eden Hazard dhe tashmë pritet një lëvizje nga Real Madridi - nëse do të nisë bisedimet apo do të "trembet" nga kjo shifër, shkruan Albeu.
Hazard në anën tjetër ka dy vite të mbetura në kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2020 por anësori belg e la të hapur mundësinë e një kalimi të Real Madrid me deklaratat pas ndeshjes Belgjikë – Angli, ku tha se “pas gjashtë vitesh të mrekullueshme te Chelsea, mund të jetë koha për të zbuluar diçka të re”.