Lajmet e fundit
Mesfushori i Leicester City është bërë një nga lojtarët më të kërkuar pas paraqitjeve të mira dhe Antonio Conte e do atë në Londër.

Chelsea është duke synuar që ta transferojë mesfushorin N’Golo Kante, për 30 milionë funte.
Lojtari i Leicester City ka qenë një nga shtyllat e skuadrës në Premierligë edicionin e shkuar dhe pati paraqitje fort të mira edhe në Euro 2016.
Tani Antonio Conte e do atë në Stamford Bridge, për të përforcuar radhët para fillimit të edicionit të ri.