Lajmet e fundit
Skuadra nga Stamford Bridge është e interesuar ta transferojë sulmuesin, meqë duket e pabindur se lojtarët që ka në dispozicion duhet të vazhdojnë të bartin peshën sulmuese edicionin tjetër

Chelsea ka bërë një ofertë prej 63 milionë eurosh për ta transferuar sulmuesin e Inter, Mauro Icardi, gjatë afatit kalimtar të verës.
Oferta shihet më shumë si një deklaratë e Bluve, sepse besohet se Inter nuk do të pranojë asnjë të tillë nën shifrën e 100 milionë eurove.
Ajo mund të shihet si një tjetër indikacion se Chelsea nuk është i kënaqur me Alvaro Morata dhe po kërkon një njeri tjetër që të jetë kryesori në sulm.