Lajmet e fundit

Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Premier Ligës.
Olivier Giroud realizoi për të Kaltrit në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Willian.
Chelsea është në luftë për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, andaj një fitore eventuale do t’i çonte në kuotën e 60 pikëve, pesë më shumë se Manchester United në pozitën e pestë por me një ndeshje më pak.