Lajmet e fundit

Chelsea i ka bërë Interit një ofertë prej 25 milionë eurosh për Marcelo Brozovicin, mirëpo ende nuk ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Burime të afërta me Interin dhe me lojtarin, kanë thënë për Goal se marrëveshja për transferin e tij mund të arrihet para se afati të mbyllet me 31 gusht, ndërsa bisedimet po vazhdojnë.
Brozovic ka kërkuar që t’i rritet paga pasi të zhvendoset në Londër dhe kërkesat e tij financiare i ka bërë të qarta si për Interin ashtu edhe për Chelsea’n.
Kroati është paraqitur në 32 ndeshje me klubin e tij gjatë sezonit të kaluar, ndërsa në Kampionatin Europian të këtij viti, ka luajtur për kombëtaren kroate.