07.05.2015 · përditësuar para 4105 dite1 min lexim
Chelsea tashmë i ka bërë publike kërkesat në drejtim të Paul Pogbas, për të cilin thuhet se Juventus ka pranuar ta shes këtë verë, për 58 milionë funte (77.66 milionë euro).
Francezi është tashmë njëri nga superyjet më të kërkuar në Europë, por Chelsea po kryeson në listën e klubeve të shumta që duan ta kenë mesfushorin elegant.
Pos londinezëve, dy klubet tjera në garë janë edhe Manchester City, që ka ofruar 50 milionë funte dhe Paris Saint Germain të cilët i kanë bërë një ofertë joshës Pogbas, me pagesë javore prej 210,000 funtesh./Klan Kosova