ChatGPT është mjaft i zgjuar për të kaluar provime prestigjioze të nivelit të diplomimit – megjithëse jo me nota veçanërisht të larta.
Mjeti i ri i fuqishëm i chatbot-it të inteligjencës artificiale kaloi së fundmi provimet juridike në katër landë në Universitetin e Minesotës dhe një provim tjetër në Shkollën e Biznesit Wharton të Universitetit të Pensilvanisë.
Pas plotësimit të 95 pyetjeve me zgjedhje të shumëfishta dhe 12 pyetjeve me ese, roboti performoi mesatarisht në nivelin e një studenti C+, duke arritur një notë të ulët, por kaluese në të katër lëndët.
ChatGPT doli më mirë gjatë një provimi të kursit të menaxhimit të biznesit në Wharton, ku fitoi notën B.
Në një punim që detajonte performancën, Christian Terwiesch, një profesor biznesi në Wharton, tha se ChatGPT bëri “një punë të mrekullueshme” në përgjigjen e pyetjeve bazë të menaxhimit të operacioneve dhe analizës së procesit, por ngeci me kërkesat më të avancuara dhe bëri “gabime befasuese” me matematikën bazë.
“Këto gabime mund të jenë masive në përmasa”, shkroi ai.
Rezultatet e testit vijnë pasi një numër në rritje shkollash dhe mësuesish shprehin shqetësime për ndikimin e menjëhershëm të ChatGPT te studentët dhe aftësinë e tyre për të mashtruar në detyra. Disa edukatorë po lëvizin tani me shpejtësi të jashtëzakonshme për të rimenduar detyrat e tyre në përgjigje të ChatGPT, edhe pse mbetet e paqartë se sa i përhapur është përdorimi i mjetit midis studentëve dhe sa i dëmshëm mund të jetë me të vërtetë për të mësuar, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Që kur u vu në dispozicion në fund të nëntorit, ChatGPT është përdorur për të gjeneruar ese origjinale, tregime dhe tekste këngësh, në përgjigje të kërkesave të përdoruesve. Aplikacioni ka hartuar abstrakte të punimeve kërkimore që mashtruan disa shkencëtarë.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.