Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë në Britani ka marrë vendimin për të voglin Charlie Gard.
Charlie do të dërgohet në një shtëpi kujdesi, pasi t’i largohen tubat që e mbajnë në jetë, ku edhe do të vdes.
Spitali Great Ormond Street Hospital, ka thënë që nuk është në interesin e tij më të mire që të kaloj shumë kohë në shtëpinë e kujdesit,
Prindërit e tij kanë kërkuar një ekip mjekësh privat, që të kujdesen për Charlie, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kalojnë më shumë kohë më të.
Ndërsa gjykata ka miratuar një plan i cili i ofron Charliet disa ditë, ndërsa data se kur do të largohet Charlie nga spitali, nuk mund të bëhen publike.