Lajmet e fundit
Skuadra braziliane ka fituar ndeshjen e parë finale, në kuadër të Recopa Sudamericana, ndaj Atletico Nacional, me rezultat 2-1

Chapecoense, skuadra që përjetoi një tragjedi ajrore 4 muaj më parë kur humbi 19 futbollistë të skuadrës, ka fituar ndeshjen e parë në finale të Recopa Sudamericana.
Ekipi brazilian fitoi 2-1 përballë Atletico Nacional në sfidën e parë finale të Recopa Sudamericanae, trofeu që vendos përballë ekipin fitues të Kupës Libertadores dhe fituesit e Kupës Amerikano Jugore.
Goli i Reinaldos me 11 metërsh i dha avantazhin Chapecoense, ndërsa miqtë arritën të barazonin përkohësisht shifrat me Torres në pjesën e dytë. Luiz Otavio në minutën e 74-t realizoi golin e fitores 2-1 të ekipit brazilian.
Ndeshja e kthimit në finalen e Recopa Sudamericana do të luhet më 10 maj në Medelin të Kolumbisë.