Lajmet e fundit

Aktori dhe këngëtarja britanike kanë nisur romancën e tyre të dashurisë në muajin tetor kur Tatum ishte parë në disa nga koncertet e këngëtares në Amerikë.
Në fakt, mediat rozë kanë raportuar se çifti ka nisur lidhjen e dashurisë disa muaj më herët.
Në muajin nëntor, çifti ka zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë.
Kjo është lidhja e parë e aktorit amerikan pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Jenna Dewan, në muajin prill, pas nëntë vjetësh martesë. Ata kanë së bashku edhe vajzën pesëvjeçare Everly.
Një burim pranë çiftit kishte thënë për Page Six se ata ishin ndarë për shkak të karrierave të tyre. Madje sipas të njëjtit burim, Deëan kishte besuar se bashkëshorti i saj nuk po i përkushtohej sa duhej martesës së tyre.