Chelsea në udhëtim te Qarabag në Azerbajxhan, e Vilareal në Qipro te Pafos.
Me këto dy ndeshje që fillojnë në orën 18:45, nis mbrëmja e dytë e kësaj jave në Ligën e Kampionëve, teksa spikat ballafaqimi ndërmjet Manchester Cityt dhe Borusias së Dortmundit, raporton Klankosova.tv.
Shumë ‘nxehtë’ ndërkaq, pritet të jetë në Amsterdam, atje ku Ajax është nikoqir i gjigantit turk, Galatasaray.
Finalisti i edicionit të kaluar në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, duket ta ketë lehtë sonte, të paktën në letër.
Inter e pret në “Giuseppe Meazza” ekipin modest nga Kazakistani, Kairatin e Almatyt, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, skuadra që italianët e eliminuan në gjysmëfinalen e kaluar, Barcelona, do të luaj në Belgjikë sonte, te Club Brugge.
Duel goxha i fortë pritet të jetë edhe ai ndërmjet francezëve të Marseille dhe Atalantas.
Më poshtë i gjeni të gjitha ballafaqimet e mbrëmjes së sotme dhe kanalet sportive të platformës kryesore shqiptare, Artmotion, ku do të transmetohen ato./Klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.