Champions League po rikthehet këtë mesjavë me emocione të forta dhe përballje vendimtare.
Nesër, e martë, luhen ndeshjet e xhiros së shtatë të fazës së ligës, një javë që mund të përcaktojë fatin e shumë skuadrave në garën për kualifikim.
Ekipet e mëdha kërkojnë të sigurojnë pozitat e tyre, ndërsa të tjerat synojnë surpriza për të mbajtur gjallë shpresat evropiane.
Inter vs Arsenal
Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes zhvillohet në Milano. Interi dhe Arsenali ballafaqohen në një duel direkt mes skuadrave që synojnë vendet e para.
Kairat vs club Barugge
Kairat dhe Club Brugge luajnë në një duel ku pikët janë jetike për renditjen. Të dy skuadrat hyjnë në fushë me synimin për të përmirësuar pozicionin në tabelë.
Bodø/Glimt vs Manchester City
Manchester City udhëton drejt Norvegjisë për t’u ndeshur me Bodø/Glimt. Kampionët anglezë janë favoritë, por kushtet dhe atmosfera në Aspmyra mund ta bëjnë sfidën të vështirë.
Copenhagen vs Napoli
Napoli kërkon rezultat pozitiv në transfertë ndaj Copenhagen. Italianët synojnë të konfirmojnë formën e mirë dhe të afrohen edhe më shumë me fazën tjetër.
Olympiacos vs Bayer Leverkusen
Olympiacos pret Bayer Leverkusen në një ndeshje të hapur. Gjermanët kërkojnë vazhdimësi, ndërsa grekët shpresojnë te mbështetja e tifozëve.
Real Madrid vs Monaco
Real Madrid luan në shtëpi ndaj Monacos. Madrilenët synojnë fitore të sigurt për të forcuar pozitat e tyre në Champions League.
Sporting cp vs PSG
Sporting Lisbona luan me Paris Saint-Germain. Francezët kërkojnë pikë të rëndësishme, ndërsa vendasit shpresojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë.
Tottenham vs Borussia Dortmund
Tottenham dhe Borussia Dortmund do të përballen në Londër në një sfidë të fortë dhe të paparashikueshme. Të dy ekipet kanë objektiva të qarta për kualifikim.
Villarreal vs Ajax
Villarreal dhe Ajax luajnë duelin, ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. Të dy skuadrat kërkojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat evropiane.
Të gjitha ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në kanalet e platformës më të madhe, Artmotion.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.