Lajmet e fundit

Mbrojtësit të Barcelonës, Arturo Vidal, i ka mbetur një dëshirë e paplotësuar gjatë qëndrimit në Bayern Munich.
Champions League është ëndrra e lojtarit që nuk mundi ta plotësojë gjatë qëndrimit në Allianz Arena, por sipas tij, po të ishin rregullat aktuale të UEFA-s të vlefshme edhe atëherë, ata do ta fitonin trofeun europian.
“Me VAR, Bayerni do t’i kishte dy tituj më shumë në Champions League” u shpreh Vidal.
Kiliani shpreson që këtë ëndërr ta realizojë me fanellën e Blaugranëve.
“E di se Barcelona e ka fituar atë herave tjera por unë dua ta fitojë tani, dua të fitojë gjithçka” shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Vidal deri më tash nuk ka fituar asnjëherë trofeun më të dëshiruar nga futbollistët.