Stadiumi "Fadil Vokrri", do të jetë arena e përballjes mes Dritës dhe kampiones së Luksemburgut, Differdange, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Champions League.
Kjo ndeshje pritet të nisë nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv.
Kampionia e Kosovës llogaritet si favorite, të paktën në letër, e mbetet të shihet nëse skuadra e Zekirja Ramadanit do ta kalojë këtë sfidë.
Vet Ramadani, dje gjatë konferencës për media u shpreh se janë gati për lojën.
Ai u shpreh qartë se qëllimi kryesor është kalimi në rundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Edhe trajneri kundërshtar, Pedro Silva, ka deklaruar se nuk do të vijnë për pushime në kryeqytetin e Kosovës.
Mbetet të shihet se si do të ecin gjërat për ekipin e Dritës./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.