Hesapet sa i përket biletës për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Arsenali duket se i kreu në ndeshjen e parë.
Fitorja 7-1 në tokën holandeze ndaj PSV-së, i ka dhënë komoditetin trajnerit, Mikel Arteta, që për aktin e dytë ndaj këtij kundërshtari, të paralajmërojë formacion me shumë ndryshime nga përbërja kryesore, njofton Klankosova.tv.
Një përmbysje të rezultatit, duket se nuk e imagjinojnë as në taborin e ekipit nga Eindhoven, prandaj mediat në Holandë shkruajnë se do të ketë lojtar të bankës rezervë, për t'i ruajtur titullarët për garën në Ligë, ku PSV lufton për titullin kampion.
Arsenal - PSV fillon në ora 21:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.