Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Alex Chamberlain ka paralajmëruar bashkëlojtarët se duhet t’i mbajnë emocionet në përballjen kundër Chelsea në fundjavë.
Revolveristët në ndeshjen e fundit në Stamford Bridge ishin mposhtur 2:0, ku me të kuq ishin përjashtuar Gabriel dhe Cazorla.
“Do të ishte mirë që të 11 futbollistët të mbesin në fushë gjer në fund të lojës me Chelsean këtë herë.”
“E di se tingëllon qesharake, por përgjithësisht në përballjet me ta me rëndësi është që të mbahen emocionet”, ka thënë Chamberlain.
Ai ka thënë se Arsenal duhet të tregojë disiplinë në mënyrë që të luajë lojën./Klan Kosova/