Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, shpreson se do të kenë një paraqitje të mirë në lojën përballë Suedisë.
Ai në një konferencë për media ka thënë se ndaj suedezëve duhet të kenë kujdes pasi janë një kundërshtar i fortë.
"Në ndeshjen kundër Suedisë duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Unë mendojë se Suedia është një prej ekipeve më të mira në botë, edhe në bazë të ranglistës së FIFA-s".
"Unë shpresoj dhe besoj se do të kemi një paraqitje shumë të mirë në këtë takim. Siç e keni parë i kemi disa probleme pasi kemi mungesë të pesë personave në kontigjentin tonë, kësaj ne duhet t'i përgjigjemi me një paraqitje që duhet të jetë në formë ekipore, kështu nuk do të mund të vërehet mungesa e futbollistëve që nuk janë në këtë takim".
Challandes ka deklaruar se synim i Kombëtares së Kosovës është të kaulifikohet në Kampionatin Botëror dhe ta fitojë atë, njofton Klan Kosova.
"Ëndërr kemi të kualifikohemi për Kampionatin Botëror dhe ta fitojmë atë. Unë e kam përsëritur disa herë që nuk kam objektiva, ato do të shihen në bazë të rezultateve që do të tregojmë në fushë dhe në lojë. Ne tani kemi fokus që të kemi paraqitje sa më të mirë në ndeshjen me Suedinë. Aktualisht, nuk mund të them se do të mund të kualifikohemi për në Kampionat apo edhe atë që nuk mund të kualifikohemi", ka thënë Challandes.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.