Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se lojtarët kosovarë harruan që skuadra e Anglisë ishte kundërshtare në “Fadil Vokrri” dhe u ndëshkuan.
Kështu ka thënë ai gjatë një konference për media pas ndeshjes midis Kosovës dhe Anglisë, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 0:4, njofton Klan Kosova.
“Mund të them se thjeshtë ishte një ndeshje futbolli. Anglia kurrë nuk ka pasur një pritje të tillë ku të gjithë tifozët valëvisnin flamujt anglezë”.
“Anglia, por edhe Zvicra e kanë ndihmuar shumë Kosovën, ne mund ta falënderojmë atë. Por si ekip u kam thënë lojtarëve që sonte ne e kemi Anglinë armik dhe si duket futbollistët kosovarë e harruan këtë dhe u ndëshkuan”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.