Lajmet e fundit

Varësia nga pornografia nuk është një gjendje që diagnostifikohet klinkisht, por kjo nuk e ndalon një grumbull njerëzish- kryesisht meshkuj - të të gjitha moshave që krijojnë varësi ndaj shikimit të videove porno.
Por, është një komunitet "PornFree" në Reddit ku ata të cilët ia kanë dalur të mos shikojnë më pornografi i ndihmojnë ata të cilët po vuajnë nga kjo varësi, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
"Ishte një thirrje zgjimi kur isha në rrezik që ta humbja dikë që e doja", shpjegoi Jason, një anëtar i këtij komuniteti i cili aludon se e ka shpëtuar lidhjen e tij duke ndaluar së shikuari porno.
Ndërsa për Dave, i cili kishte hequr dorë nga pornografia pas 30 vjetësh, ka qenë shumë sfidues ky hap që e ka ndërmarrë.
Anëtari tjetër i "PornFree", Jack, thotë se ai është në shumë aspekte në situatë më të mirë që prejse nuk po shikon pornografi.
"Kam më shumë vetëbesim, jam më i ndjeshëm emocionalisht, më me energji dhe më i kënaqur në jetën time", shtoi ai.