Lajmet e fundit

Forma e fytyrës tuaj mund të jetë edhe tregues se cili është personaliteti juaj.
Në revistën Cosmopolitan ekspertja Jean Haner, tregon se çfarë do të thotë forma e fytyrës për personalitetin tonë, transmeton Klan Kosova.
Fytyra drejtkëndore
Kjo lloj fytyre është katrore por disi më e ngushte në pjesën e ballit dhe të mjekrës. Ata që kanë këtë formë të fytyrës janë mendimtarë dhe shpesh herë i mendojnë gjërat më tepër se që duhet, Zakonisht nuk flasin për ndjenjat e tyre. Janë njerëz që ushtrojnë fizikisht sepse duan ta çlirojnë tensionin që ua sjell të menduarit e tepërt.
Fytyra e rrumbullakët
Kjo lloj fytyre është e gjerë dhe e mbushur tek pjesa e mollëzave. Ata që e kanë këtë formë janë shumë njerëz të dashur, dhe i vënë të tjerët para vetes. Ana negative e tyre është se nganjëherë japin shumë në një marrëdhënie.
Fytyra në formën e diamantit
Këto lloj fytyrat shanë të gjera në pjesën e mollëzave dhe me maje në pjesën e ballit dhe mjekrës, Zakonisht u përkasin njerëzve që u pëlqen kontrolli dhe i kërkojnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Këta njerëz janë të fiksuar pas detajeve dhe në këtë mënyrë bëjnë punë cilësore.
Fytyra Ovale
Ekspertët e bukurisë mendojnë se kjo është forma më e përsosur e fytyrës. Kjo lloj forme karakterizohet nga nofulla më të holla se mollëzat dhe për njerëzit që kanë këtë formë fytyre thuhet se dinë si ta bëjnë dikë të ndjehet mirë.