Lajmet e fundit

Gianluigi Buffon thotë se bashkë-lojtari i tij i ri në Juventus, Gonzalo Higuain, ka treguar kurajë me lëvizjen që ka bërë nga Napoli.
Argjentinasi është transferuar nga Napoli në Juventus për 90 milionë euro, dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te përkrahësit e Napolit.
“Kam përshtypjen se një lojtar që ka kurajën të bëjë zgjedhje të këtilla, ka personalitet të mrekullueshëm”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia, transmeton Klan Kosova.