Lajmet e fundit

Ndonëse më shumë të rinj po martohen tani se më parë, studimet tregojnë se të marohesh dhe të rrish i martuar është njëra ndër gjërat më të mira që mund të bësh për veten, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Sikurse New York Times së fundmi ka konkluduar, “të qenit të martuar i bën njerëzit më të lumtur me jetën e tyre se sa ata që janë single – sidomos gjatë periudhave stresuese të mesomoshës”.
Kur Peter Pearson, terapist dhe konsulent për cifte nga Insituti i Cifteve në Menlo Park në Kaliforni është pyetur për komponentët që e bëjnë një martesë të lumtur ai është përgjigjur se është “kimia”.
“Kimia nuk është gjithçka” ka thënë ai, “por nëse aty s’ka kimi, martesa bëhet e vështirë. Por edhe nëse kimia e një personi për tjetrin është më e madhe dhe nuk ka anasjellshmëri, edhe kjo e bën të vështirë”.
Por nuk është vetëm kimia seksuale ka thënë Pearson. Mund të thuhet se edhe kimia sociale luan një rol krucial – mënyra se si ndihesh kur je me personin tjetër.
Kurse psikologu kanadez, në librin e tij “The Games People Play” i ka listuar tri gjendje shpirtërore që ka çdo person.
Kur personat në çift duan ta dinë nëse janë për njëri tjetrin, duket ta shohin nivelin e përputhshmërisë.
A i ndajnë të njëjtat vlera dhe bindje për botën? A janë spontanë bashkë, a ju pëlqen të udhëtojnë apo të kënaqen me njëri tjetrin? A e mendojnë partnerin si njeri të zgjuar dhe si funksionojnë në zgjidhjen e problemeve?
Nëse një martesë do të funksionojë apo jo, e përcakton përputhshmëria e karaktereve. Një lidhje martesore nuk do të funksiononte mirë kur ata të dy kanë qëndrime të ndryshme p.sh njëri është person aventurier dhe i pëlqen të jetë romantik e të bëjë qejf, kurse tjetri është i përgjegjshëm dhe më serioz. Këtu mund të shpërthejë një disbalanc karakteresh dhe kjo do ta vështirësonte procesin e martesës.
“Nëse do të dish të vërtetën rreth martesës tënde bëjeni një test”, thotë psikologu Pearson.
“Nëse jetoni bashkë dhe partneri juaj është jashtë vendit për disa ditë dhe ju e shihni shallin e tij të preferuar, një palë këpucë të lëna mënjanë, apo diçka tjetër që është e rëndësishme për ta, si ndjeheni? A ndjeni bezdi që do tu duhet ta hiqni nga rruga, apo ju sjellë kujtime të bukura”.