Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, u pyet sot lidhur me Mohamed Salah, pasi që ky i fundit u raportua ta ketë ndërprerë Ramazanin gjatë këtyre ditëve para finales së Ligës së Kampionëve.
“Feja është private, dhe nuk kam asgjë për të thënë”, ka deklaruar Klopp për reporterët.
“Ama, ai do të jetë mirë, dhe do të jetë në fuqi të plotë”.
Salah është ylli i skuadrës te Të Kuqtë, të cilët sonte ndeshen me Real Madridin në finalen e garës më prestigjioze në Evropë.