Lajmet e fundit

Një ilustrim i cili është mbi 100 vjet i vjetër, është në gjendje të ndryshojë mendimet tuaja.
Pamja për herë të parë është shfaqur në revistën humoristike gjermane ‘’Die Fliegenden Blatter‘’ në vitin 1892, njofton Klan Kosova.
Fillimisht, kur ishte publikuar ajo mbante titullin ‘’Lepuri apo Rosa’’.
Këto pamje vënë në dyshime se në të ishte paraqitur një lepur apo një rosë.
Shumë nga njerëzit mund të shohin një rosë fillimisht, por që në fakt pason mendimi tjetër që është në të vërtetë një lepur, njofton Klan Kosova.
Prandaj sipas filozofit Ludwig Wittgenstein, nëse ju reagoni shumë shpejt posa jepni mendimin tuaj të parë se është një rosë, e më pas kaloni në opsionin tjetër se është një lepur, do të thotë se jeni kreativ.