Lajmet e fundit

Disa herë në vit, na ndodh që ta pastrojmë frigoriferin.
Dhe sa herë që e bëjmë këtë gjejmë ushqime të harruar; gjëra të mbetura prej shumë kohësh, kos jashtë datës së skadencës ose djath të shndërruar në ngjyrë blu apo jeshile poshtë paketimeve të ndryshme.
Por së fundmi qëllimi është që të mbajmë në frigorifer vetëm ushqime të shëndetshme dhe ja çfarë nuk duhet të mungojë.
Qumësht pa yndyrë
Qymështi pa yndyrë është i mbushur plot me kalcium dhe proteina. Ideal për çaj apo kafe dhe një bazë e shkëlqyer për salcat e bardha. Nëse nuk e pëlqeni qumështin e lopës, merrni pako me qumësht soje.
Kosi
Është një ushqim që duhet ta keni gjithmonë në shtëpi. Është një përbërës që mund ta shoqëroni me çdo ushqim, mund ta përdorni si ëmbëlsirë me fruta, mjaltë apo në sallatra të ndryshme. Eleminoni djathin me yndyrë, djathin krem etj.
Gjalpi
Mund ta mbani në frigorifer, por në sasi të vogël për raste speciale ose për pjekje, por për nevojat e përditshme ndërrojeni me një lloj me më pak yndyrë.
Vezët
Ky ushqim mund të përfshihet në çdo dietë me pak yndyrë.
Nëse doktori juaj u ka rekomanduar të mos hani vezë për shkak të kolesterolit të lartë, atëherë konsumojeni me masë, ose vetëm të bardhat e vezëve.
Mishi
Mishi pa yndyrë i bardhë është më i preferuari: pa kocka, gjoks pule apo gjeli. Mund të përdorni me masë edhe fileto e mishit të derrit apo atij të kuq.
Peshk dhe fruta deti
Përveç këshillës që duhet të konsumojmë peshk 2 herë në javë, përpiquni të ruani në frigorifer karkaleca apo salmon i cili është dhe një burim fantastik i omega 3.
Fruta dhe perime
Mbushini sirtarët e frigoriferit tuaj me fruta dhe perime të të gjitha ngjyrave. Mënyra më e mirë për të ngrënë me pak yndyrë është që të mbushni pjatën tuaj me perime apo fruta. Sigurisht që domatet duhet të rrinë jashtë frigoriferit pasi i ftohti i prish.
Mbushjet dhe salcat
Mbani keçap, mustardë sojë me pak sodë apo salca të tjera në derën e frigoriferit. Bëjeni vetë majonezën me pak yndyrë, gjithashtu mbani mend që të përdorni mbushje me pak yndyrë.
Pijet
Përveç qumështit pa yndyrë dhe ujit, mbani dhe pak çaj të bërë në shtëpi ose lëng frutash 100 për qind. Kjo do të bëjë që ju kur të hapni derën e frigoriferit për të konsumuar një mesvakt apo vakt të plotë do të përfudoni me diçka të shëndetshme në duar./shije.al