21.01.2020 · përditësuar para 2358 dite1 min lexim
Jennifer Aniston padyshim që shkëlqeu me veshjen e saj në tapetin e kuq në SAG Awards 2020.
Por, kjo nuk ishte një gjë e lehtë për t’u bërë.
Aktorja e “Morning Show” kishte veshur një fustan vintage (të stilit të vjetër) - me material mëndafshi dhe ngjyrë të bardhë - të markës Dior nga John Galliano.
Por, në mënyrë që ky fustan delikat të mos rrudhej para se ajo të arrinte në tapetin e kuq, Aniston u detyrua që të shtrihej në ulëset e prapme të veturës së saj.
“Pa rrudha…më e vështirë se sa duket”, kishte shkruar ajo poshtë fotografisë në Instagram ku shihej se në çfarë pozite të papërshtatshme kishte qenë ajo në makinë gjatë rrugës për në tapetin e kuq.
Aniston ka postuar edhe një fotografi të çmimit që e ka fituar të cilën e kishte vendosur në qoshen e vaskës së saj.
“Diku në mes të këtyre dy fotografive, miqtë e mi më kanë dhënë dhuratën që do ta çmoj gjithmonë dhe një natë që s’do ta harroj asnjëherë”.
https://www.instagram.com/p/B7j4-6jBqd7/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.