Reperi shqiptar, Noizy ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke paralajmëruar ndjekësit e tij për profile të rreme që përdorin emrin e tij për të promovuar kazino online.
"Të gjitha faqet që po shfaqen në emrin tim lidhur me casino online janë fallco. Të pavërteta. Mos i besoni, mos klikoni, sepse janë mashtrime të gjitha."
Me këtë reagim, Noizy u ka bërë thirrje fansave të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e skemave mashtruese që përdorin identitetin e tij pa autorizim për të tërhequr përdorues në platforma të dyshimta./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.