Seanca e paraparë të mbahet në ora 19:00, ende pa nisur mirë është ndërprerë, ndërsa një e re është thirrur për në orën 23:00, vetëm një orë para kalimit të afatit për zgjedhjen e presidentin të ri të vendit.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, ka raportuar direkt nga Kuvendi ku ka dhënë detaje në lidhje me shtyrjen e seancës.
“Që në të tri seancat, krejtësisht çka u fol këtu ishte një thirrje për opozitarët që të marrin pjesë dhe një përsëritje e detyrimeve kushtetuese sipas interpretimit të kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, që sipas saj, të nijetit e kanë për obligim të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për dy kandidatët”, ka thënë Bellagoshi.
Ajo poashtu bëri të ditur se seanca do të vazhdojë sonte në ora 23:00.
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.