Edicionin 2025/26 nuk e filloi aspak mirë!
Golden Eagle Ylli në pesë ndeshjet e para ka fituar vetëm një, duke humbur plot katër të tjera.
Kjo ka shtyer drejtuesit e klubit nga Suhareka të reagojnë menjëherë, duke hapur 'kuletën' për përforcime të reja, njofton Klankosova.tv.
Zërave se "Xhebrailat" do të nënshkruajnë me amerikanin Scott Bamforth, i cili ka edhe pasaportë kosovare, sot i dha bujë edhe vetë klubi që sivjet shënon 50 vjetorin e themelimit.
Me anë të një postimi të "mistershëm" në faqen zyrtare të facebook-ut, Ylli ka luajtur me shkronjën S, duke shtyer tifozët e vetë, sikurse edhe mbarë opinionin basketbolldashës, të krijojnë bindjen se mund të jetë pikërisht basketbollisti i shumë përfolur së fundmi.
Bëhet fjalë për një lojtar që ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura, përfshirë Sevillan e Mursian në Spanjë, derisa me italianët e Dinamo Sassarit, triumfoi në FIBA Europe Cup, raporton Klankosova.tv
Megjithatë, duke parë se suharekasit shkruajtën "2x2", lehtë mund të bëhet fjalë për dy përforcime, gjë e cila shpejt pritet të kuptohet, kur edhe bëhen zyrtare./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.