Le të tregohemi të sinqertë: Të kërkosh rritje page është një ndër gjërat më të sikletshme në punë. Ndonëse mund ta meritoni me të vërtetë, sërish do të mendoheni me orë e ditë të tëra për mënyrën si duhet ta paraqisni kërkesën tuaj.
Fillimisht duhet të keni parasysh që të analizoni sa më mirë situatën, të gjeni momentin e duhur dhe ta trajtoni me profesionalizëm, pa qenë nevoja të “kërcënoni” apo të krahasoheni me të tjerët. Ndërkohë, mblidhni informacione për pagën mesatare të profesionit tuaj në rang kombëtar dhe bëni krahasimin.
Fjalitë që duhet të shmangni nëse në të vërtetë dëshironi që shefi/ja të pranojë kërkesën tuaj i lexoni në vijim:
“..., në të kundërt jam dorëheqjen”
Dy janë mundësitë: ose jeni njeriu më i pazëvendësueshëm në botë, ose keni dëshirë të luani me zjarrin. Në të dyja rastet, do të dilni të humbur. Së pari, sepse askush nuk do pranë një punonjës që kërcënon dhe vendos në pikëpyetje besnikërinë ndaj kompanisë, sado i pazëvendësueshëm qoftë. Së dyti, nëse nuk keni ndërmend të largoheni, por e thoni sa për presion, më mirë të mos e thoni fare.
“Nuk është faji im që kompania ka rënie”
Ok, keni të drejtë, por nuk do të ishte mirë që të zgjidhnit kohën e përshtatshme për të kërkuar rritje rroge? Bëni mirë të mos e paraqisni një kërkesë të tillë kur kompania përballet me probleme financiare, pasi mundësitë që t’ju aprovohet janë të pakta. Aq më tepër tregoni që s’jeni fare të interesuar me gjithë ç’po ndodh.
“Meritoj [një shifër] para në muaj”
Siç e thamë më sipër, kontrolloni sa paguhen kolegët tuaj në kompani të tjera, shoqëruar me eksperiencën dhe aftësitë tuaja. Nëse kërkesa juaj është e justifikuar, vazhdoni, shkruan anabel. Në të kundërt, mos rrezikoni.
“Nuk pranoj më pak se [një shifër] para”
Mund ta kërkoni një shifër minimale, por me takt dhe në mënyrë të argumentuar.
“Filani paguhet kaq, filani aq”
Nuk keni pse krahasoheni që të bindni të tjerët se meritoni rritje page. Përqëndrohuni të gjithë vlerat dhe aftësitë tuaja dhe kaq. Nëse bëni krahasime, do të ngjani si një punonjës ziliqar.
“Sapo kam blerë shtëpi të re”
Kurrë mos përdorni si justifikim arsye personale si një shtëpi e re, makinë e re, ardhja në jetë e një fëmije etj. Janë përgjegjësitë tuaja, jo të shefit/es.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.