Shumica e njerëzve e njohin të paktën një person që shikon pornografi rregullisht.
Mirëpo një studim i ri ka zbuluar se të shikuarit pornografi më shumë se një herë në javë, mund t’i bëjë njerëzit që të bëhen më religjiozë se sa ata që shohin pornografi më rrallë.
Studiuesit thonë se kjo ndodh për shkak se njerëzit mundohen ta kompensojnë ndjenjën e fajit me lutje.
Samuel Perry i ka analizuar të dhënat e 1300 amerikanëve për një periudhë mbi gjashtë vjeçare, dhe ka zbuluar se të shikuarit e pornografisë e afekton besimin në fe.
“Ata të cilët shohin pornografi në frekuenca të larta, bëhen më religjiozë me kalimin e kohës”, ka thënë dr. Perry për The Independent, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.