Lajmet e fundit

Shefja e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka pohuar se mesazhi që presidenti amerikan Donald Trump ia ka përçuar Serbisë që prej ardhjes së tij në pushtet është e qartë.
‘Ajo që shihet qartë, që e kupton Presidenti Trump është se në fakt, për të përçuar mesazh të qartë duhet të ketë edhe një pozicionim të fortë dhe parimor, dhe këtë e ka bërë që nga momentin që ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hollaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Është ajo doktrina që ai e promovon, peace through strength, që është paqe përmes forcës, dhe mendoj që mesazhi që i është përçuar Serbisë është shumë i qartë, është evidente që prej ardhjes së presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, Serbia nuk ka synuar më asgjë karshi Kosovës dhe mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme dhe ky është kontributi i presidentit Trump, fakti që po kontribuon në parandalim të çfarëdolloj qëllimi që mund ta ketë Serbia”.