Në emisionin “Shoqet” sonte u diskutua mbi komentet negative.
Në fillim të diskutimit, Saranda Shala tha se është ndikuar pak nga komentet negative në TikTok, saktësisht në llogarinë e Lyra Gashit.
“Prej që ka filluar emisioni e di veten që jam ndikuar nga komentet, ka pasur raste që e kam parë veten në ballina dikur, tash nuk po i lexoj. Tash nuk i lexoj edhe aq”, tha Shala.
Ndërkohë, gazetarja e Klan Kosovës, Abreshë Uka tha se në çfarëdo varianit, njerëzit ofendohet në rrjete sociale.
“Nëse do dil serioz, ose fol e maturuar, ose e kuruar, në çfarëdo formati ofendohemi. Ata njerëz nuk dinë as të shkruajnë”, tha Uka.
“Jemi njerëz dhe prekemi kohë pas kohe”, deklaroi më tej gazetarja Uka.
https://www.youtube.com/watch?v=PROTIhtkFI0
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.