Lajmet e fundit

Fotografitë e ushqimeve, tani janë çdokund, falë trendit të fundit për të publikuar gjithçka që njerëzit hanë në instagram.
Por nëse instagrami juaj është i mbushur me fotografi, ju me pavetëdije mund të përjetoni një “uri virtuale”. Fotografitë e ushqimeve e rrisin urinë dhe aktivitetin neutral në disa zona të trurit.
Një studim i fundit i publikuar në “Brain and Cognition”, argumenton se fotografitë e shumta të ushqimeve në rrjetet sociale janë indirekt të lidhura me obezitetin.
Fotografi Martin Parr ka realizuar fotografi të ushqimeve për 25 vjet, duke bërë fotografi origjinale të ushqimeve nëpër tërë botën.
“Ju mund të tregoni shumë rreth një shoqërie, vetëm duke e parë se çfarë u pëlqen të bëjnë ose se çfarë ushqimi hanë”, thotë Parr, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.