Neymar duket se ka shpërthyer nga kthimi i tij te Santosi.
Vërehet formë e mirë e brazilianit, duke shënuar gola spektakolar, bile edhe nga korrneri.
Së fundmi, ai e ka shënuar edhe një gol të bukur, kësaj radhe nga gjuajtja e lirë.
33-vjeçari realizoi në ndeshjen Red Bull Bragantinos, e vlefshme për çerekfinalen e "Campeonato Paulista”.
Braziliani, tashmë ka shënuar golin e tij të tretë në shtatë paraqitje që nga rikthimi i tij në klubin e fëmijërisë.