Ne shekullin e 13-të në Anadoll, apo Azinë e Vogël, që gjeografikisht përbën pjesën më të madhe të Turqisë së sotme zuri fill një strukturë e re fetare në botë.
Bektashizmi.
Kjo që quhet udhë mistike, e që për themeltar ka Bektash Veliun, rrodhi në drejtim të Evropës Juglindore, për t’u shtrirë pastaj gjetiu.
Duke qenë se Perandoria Otomane kishte nën pushtim pjesë të Ballkanit, fryma bektashiane u zgjerua Shqipërisë dhe paralelisht edhe në Kosovë. Aktualisht në botë besohet se ka rreth 20 milionë besimtarë të këtij tarikati, ndërkaq ata shtrihen në 33 vende të botës.
Në Shqipëri ka 115 mijë bektashianë, ndërkaq për Kosovë nuk ka numër të saktë të tyre, pasi që ata llogariten si pjesë e besimit islam.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.