Lajmet e fundit

Çfarë duhet të mbaje gjithmonë në çantë një grua? Si duhet të trukohesh për të qenë në një hap me tendencat e momentit të trukut?
1.Çfarë duhet të kemi gjithmonë gati në çantë?
Varet nga çfarë ju pelqen. Disa gra adhurojnë lapsin e syve, të tjera rimelin, të tjera nuk do dilnin nga shtëpia pa korrektor. Por këshilla kryesore është që të mbani gjëra të dobishme në çantë: një krem hidratues dhe një korrektor.
2.Çfarë gabimi duhet shmangur që të jeni në një linjë me tendencat e fundit?
Mos përdorni fondotintë ngjyrë portokalli! Dhe as mos i lyeni shumë vetullat. Në këtë kohë preferohen më natyrale. Dhe mos vëndosni shkëlqyes nën harkun e vetullave.
4.Kujdes kombinimin e buzeve me sytë
Diçka tjetër që është kaq “jashtë mode” është kombinimi i ngjyrave të trukut. Për shembull, buzëkuq ngjyrë kafe me hijëzues ngjyrë kafe. Duhet të jeni më creative me ngjyrat. Provoni të kombinoni një buzëkuq kaf me sy “të zhveshur”. Ose provoni një ruzh të kuq të ndezurme një buzëkuq shumë natyral.
5.Si duhet të trukohemi?
Gjëja më e rëndësishme është të mos e teproni kurrë. Mos thekso shumë zona në fytyrë. Nëse shohim fytyrën e një gruaje nuk duhet të shohim më shumë se dy elemente. Mund të jenë një buzkuq i dukshëm dhe një shtresë rimeli. Osë buzë pa ngjyrë dhe sy të lyer edhe rëndë./Mapo